Ndalon Facebook dhe faqe të tjera që t’ju ndjekin

Softueri iOS 15 i Apple do të publikohet për publikun e gjerë në fund të këtij viti dhe vjen me disa veçori të reja të shkëlqyera.

Një nga veçoritë më të mira që vjen në iOS 15, iPadOS 15 dhe MacOS Monterey është iCloud Plus dhe shton disa përditësime të rëndësishme në lidhje me privatësinë.

Privacy Relay works like a VPN

“Private Relay” është një nga ato veçoritë e rëndësishme të privatësisë.

Funksionon si një shërbim VPN për të ndaluar kompanitë, si Facebook ose disa faqe të caktuara për shit-blerje, që t’ju ndjekin vendndodhjen online. Duhet të siguroheni që pajisja juaj është përditësuar me iOS 15, iPadOS 15 ose MacOS.

Pasi të keni instaluar softuerin përkatës, Private Relay është shumë e lehtë për tu konfiguruar.

Në iPhone-in ose iPad-in tuaj, shkoni tek Settings-Apple ID-iCloud – Private Relay dhe më pas aktivizoni Private Relay.

Në Mac-un tuaj, klikoni tek System Preferences-Apple ID-iCloud dhe pastaj klikoni për të aktivizuar Private Relay.

Private Relay ju jep mundësinë të zgjidhni vendndodhjen e adresës IP. Mund të vendoset një vendndodhje e përgjithshme ose një më e gjerë siç është vendndodhja e një qyteti. Kjo do të thotë se çdo website me qëllime marketingu mund të ndjek vendndodhjen tënde të përgjithshme por asgjë specifike.

Kjo veçori e iOS mund të përdoret në Safari dhe jo në VPN të njohura siç është Netflix për t’u munduar ta përdorësh nga një qytet apo shtet tjetër./tvklan.al