Vedat Ademi ka një familje të bukur me bashkëshorten e tij, Dorelën dhe dy djemtë, Jonart dhe Erenik. Ai rrëfen për lidhjen e fortë që ka me dy fëmijët e tij pasi përpiqet të jetë sa më shumë prezent në jetën e tyre.

Në puntatën e sotme të “Rudina” në Tv Klan, Vedat Ademi tregoi si është këngëtari i mirënjohur nën petkun e babait dhe ndau momentin e ardhjes në jetë të Jonartit.

Rudina Magjistari: Si është Vedat Ademi si baba? Në ç’moshë je bërë baba për herë të parë?

Vedat Ademi: 30 vjeç.

Rudina Magjistari: Si ka ndryshuar jeta jote në atë moment? Fillove t’i shihje gjërat ndryshe, t’i perceptoje ndryshe, ndieje një tjetër lloj përgjegjësie, kishe një tjetër lloj perspektive për të ardhmen, për botën?

Vedat Ademi: Patjetër, mendoj që vijnë natyrshëm gjërat, unë jam person që i dua shumë fëmijët. Ardhja në jetë e Jonit ishte shumë emocionuese, e kam përjetuar fort. Isha në avion, në udhëtim ditën kur lidni, Joni ka lindur në Amerikë, e kishte për të lindur dy javë më prapa, nuk e priti babin sa të arrinte.

Rudina Magjistari: Ti ndërkohë po shkoje atje që të ishe atje kur ai të lindte?

Vedat Ademi: Unë isha në avion dhe ishte një ndjenjë emocioni e përzier me frikë dhe gëzim, nuk dija si kishte shkuar procesi, kishte lindur, a ishte gjithçka në rregull me Dorelën dhe djalin. Mbërrita në aeroport, direkt shkova në spital, u prezantova me djalin, Jonin. Unë jam emocional si natyrë dhe më dilnin lot gëzimi. Dorela habitej, thoshte “Po ti pse qan?”, i thoja “S’ta përshkruaj dot, ashtu e ndiej”. Pastaj erdhi në jetë edhe Ereni. Besoj çdo baba është i dashur për fëmijët e tij, unë përpiqem të kaloj shumë kohë të vlefshme me ta, për t’i mësuar, për t’u kujdesur për ta, për të luajtur dhe për të qenë pranë tyre në gjithçka./tvklan.al