Oferta për sulmuesin e Kosovës është 20 milionë paund

Manchester United kërkon të marrë për Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës i cili është pjesë e Fenerbahce shihet si një përforcim për Djajtë e Kuq, sipas mediave turke dhe për këtë ofrohen 20 milionë paund.

Lajmi është publikuar edhe në Angli, duke shtuar se duhet të veprohet shpejt pasi merkato mbyllet këtë të premte. Por sipas raportimeve nga Turqia, klubi nga Stambolli kërkon një shifër më të lartë për sulmuesin shtatlartë. Interes për Vedat Muriqin shfaqën me herët edhe Burnley e Tottenham.

25-vjeçari, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Superligës së Shqipërisë është një nga shënuesit më të mirë të kampionatit turk, me 12 gola në 18 ndeshje. Vedat Muriqi është pjesë e futbollit turk prej vitit 2015, ndërsa transferimi te Manchester United do të ishte hapi më i rëndësishëm në karrierë.

Tv Klan