Vedat Muriqi është tashmë një legjendë e Majorkës. Sulmuesi shqiptar i shndërruar në idhullin e tifozëve të cilët vlerësojnë përkushtimin e tij në fushë, efikasitetin e golave ​​dhe karizmën që e bën lider dhe kapiten pa shirit te spanjollët. Muriqi kontribuoi me asist në ndeshjen numër 100 në La Liga.

Që nga debutimi i tij më 5 Shkurt 2022, sulmuesi ka shënuar 33 gola në kampionat. Paraqitjet e tij të mira në ishull i bindën drejtuesit e Mallorca për të nënshkruar për 9.3 milionë Euro, duke e bërë atë më të shtrenjtin në historinë e klubit, për të lënë pas edhe shifrën e 7.2 milionë Eurot e paguara në atë kohë për Eto’o.

Ai nënshkroi për katër sezone, deri në Qershor 2026.  

Në ‘gjysmë sezonin’ e tij të parë me Mallorca-n ai shënoi 5 gola, një shifër që e trefishoi në 2022-23 për të arritur në 15.

Momentalisht ka shënuar gjashtë gola, për të ruajtur një mesatare prej thuajse një gol në çdo 3 ndeshje. Këto shifra do t’i shtohen karizmës, përkushtimit dhe lidershipit që e bëjnë Muriqin një simbol te Majorka.

Deri më tani spanjollët kanë realizuar 24 gola në kampionat, me kontributin e 30-vjeçarit në 8 prej tyre, konkretisht 6 gola dhe 2 asistime.

Klan News