Tema e sotme në programin e “Rudina” në Tv Klan ka të bëjë me patriotizmin, ndjenjën e atdhedashurisë. Parashutisti i njohur Alket Islami solli objektin e tij të preferuar duke i shkuar për shtat dhe festave të Nëntorit. Vela e madhe kuq e zi që ka fluturuar në qiell më 28 Nëntor 2012, zbukuroi këtë të Shtunë studion televizive.
Alket Islami:Unë kam sjellë velën kuq e zi, që është inuguruar më 28 Nëntor të 2012-ës, në 100 vjetorin e ditës së Pavarësisë.
-Është e rëndë?
Alket Islami: Jo më shumë se 5 kile.
-Sa e bukur! Kjo është pjesa e brendshme që ne shohim kur parashuta fluturon.
Alket Islami: Ka të paktën edhe një vit orë fluturimi.
-A pse është e përcaktuar?
Alket Islami: Po patjetër! U bë 11 vjet që fluturon.
-Kështu që edhe një vit pak a shumë dhe duhet ndërruar.
Alket Islami: Shpresojmë që të jetë mirë koha me 28 që të fluturojmë lart.
-Zonjat e publikut që ta dini, kur ta shikoni në qiell, është vela që kemi pasur në studio.
Alket Islami: Mund të vijnë dhe vëllezërit nga Kosova që kanë dhe ata dy si kjo.
-Sa na e zbukurove studion sot, simbolikë fantastike! Nuk thonë kot që kemi flamurin më të bukur në botë, me ngjyra fantastike, duket shumë i gjallë.
Xhimi Lazri: Kjo e kuqe e thellë është emocionuese./tvklan.al