Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thotë se Tiranën e vizitojnë rreth 1 milionë turistë çdo muaj. Gjatë një takimi me guidat turistike që funksionojnë në Tiranë, Veliaj theksoi rëndësinë që ka marrë turizmi për ekonominë e qytetit.

“Duke qenë se kemi një milionë turistë çdo muaj, sa dyfishi i popullsisë tonë, fakti që Tirana është ende e pastër, fakti që ende kemi respekt për njëri-tjetrin në grup, fakti që respektojmë trafikun, meriton gjithë falenderimin dhe respektin nga ana ime”.

Veliaj tha se çdo turist që vizitojnë Tiranën kthehet në një ambasador të saj jashtë vendit, ndaj theksoi rëndësinë që ka trajtimi i tyre në mënyrën më të mirë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një Tiranë plot me turistë sot. Është shumë e rëndësishme që kemi marrëdhënie shumë të mira mes shtetesh, mes qytetesh, por marrëdhëniet më speciale janë mes njerëzve, sepse çdo turist e qytetar kthehet në një ambasador që përhap lajme të mira.

Kulla e Sahatit, Xhamia e “Et’hem Beut”, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Bunk Art 2, Shtëpia me Gjethe, Piramida janë vetëm disa prej atraksioneve që tërheqin vëmendjen e turistëve. Për t’u ardhur në ndihmë, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe pika informacioni në disa vende të qytetit.

Tv Klan