“Angazhimi në politikë, mjet për të bërë punë të mira”

Kopshti Zoologjik do të jetë dhurata e Bashkisë së Tiranës për fëmijët në 1 Qershor. Lajmi u dha nga Kryebashkiaku Veliaj teksa mbolli disa pemë të reja në parkun e Liqenit.

“Kemi dyfishuar sipërfaqen e Liqenit të Tiranës: sot aty kemi Amfiteatrin, një bizhu e qytetit, ndërkohë po punojmë te Kopshti Zoologjik, ku jemi në 30% të punimeve. Me t’u hapur koha do ta shtojmë ritmin që të kapim 1 qershorin, si dhuratë për fëmijët e Tiranës. Por, të mos harrojmë se i kemi kthyer Kishës Orthodokse edhe pronën e Kishës së Shën Prokopit, që do të ndërtohet siç ka qenë”.

Për Veliajn, 2021 është vit i rimëkëmbjes dhe i shkollave të reja.

“Viti 2021 do të hyjë në histori jo vetëm si viti i rimëkëmbjes nga pandemia, i rimëkëmbjes ekonomike dhe i rindërtimit, por edhe për faktin se do jetë viti kur ne do të hapim më shumë shkolla të reja në Tiranë. E kuptoj, do të jetë pak siklet për ata që s’kanë bërë asnjë shkollë në Tiranë – do bëjnë debat në janë bërë 17 apo 18 shkolla, por ne mezi e presim një debat të tillë sepse 17 është më e madhe se 0; Rëndësi ka që të mbahemi mend si një skuadër që la gjurmë në qytet. Ky është motivi i jetës sonë dhe arsyes pse angazhohemi në politikë, jo si qëllim në vetvete, por si mjet me të cilin vendosim për të gjitha ato punë të mira, për të cilat jemi shumë krenarë”,

Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me 1 mijë persona që përfitojnë kredi të butë për strehim, ndërsa do të vijojë bonusi i qirasë për të prekurit nga tërmeti.

Tv Klan