“Mos votoni memet, opozita kërkon përçarje”

Nga Rrogozhina, në një takim me banorët e kryevidhit drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj kërkoi votën e shqiptarëve.

“Luli mund të jetë gallatë, e mund të jetë meme, e mund të jetë përrallë. Ata që ka futur në listë nga Fatmir ‘Gërdeci’ deri tek Dash ‘Rakia,’ e deri tek Shpëtimi që e shiti Çamërinë për një vend ngjitur me grekun në Parlament, mund të jenë gallatë deri në datë 25. Po data 25 nuk është ditë gallate, nuk është ditë për të votuar karikaturat, memet, gjumashët dhe pijanecët. Është ditë shumë serioze”.

Sipas Veliajt, vota e 25 Prillit është për të vijuar përpara me projektet për Shqipërinë.

“Data 25 Prill është dita më serioze e gjeneratës tonë, janë zgjedhje, janë votime në kohë lufte se po të ishim në kohë paqe e merrnim me gallatë, po jemi në mes të një lufte dhe nuk e kemi lluksin që një tufe me klloun t’i japim çelësat e shtetit, në momentin që e kishin dhe e dreqosën, që e kishin dhe fjetën, që e kishin dhe ikën nga puna. Pyetja në datë 25 është kush ka punuar më shumë, kush ka sjellë më shumë vaksina, kush ka ndërtuar më shumë shtëpi. Ka vetëm një përgjigje, Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Për Veliajn opozita është fokusuar për të përçarë shqiptarët.

Tv Klan