“Kundërshtarët na kanë vjedhur kohën”

3 shkolla të reja do të nisin të ndërtohen së shpejti në lagjen 14 e njohur ndryshe si “Astiri”. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Veliaj teksa prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste në listën e Tiranës, Plarent Ndrecën. 

“Do fillojmë shumë shpejt me 3 shkolla, 2 në një anë të Lanës, 1 në anën tjetër. Herën e fundit që isha, u hap qendra shëndetësore, pastaj nisi vaksinimi. Kolegët e bashkisë po shihnin bulevardin e ri “Migjeni”, ku ne do vëmë edhe qendrat mobile, qendrat e votimit, për t’u siguruar që kemi edhe aty një hapësirë publike ku mund të përdoret për ditën e votimeve.

Unë nuk i mbaj mëri njerëzve në përgjithësi, por një gjë që e kam peng kur vjen puna te kundërshtarët tanë, është vjedhja e kohës. 3 vjet u vodh koha me projektin e Unazës së Madhe, e cila është e parikuperueshme”,

Veliaj u shpreh se lagja 14 ka marr një sërë investimesh, në infrastrukturë.

Tv Klan