Kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, kërkoi një mandat të dyte për të vijuar projektet në zonën e Pezës, duke shpjeguar pse banorët e kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë duhet të votojnë në 30 Qershor.

Nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre.”

Pas Pezës, Veliaj u takua edhe me banoret e Vaqarrit, ku prezantoi punët e bëra deri tani si dhe projektet e parashikuara në mandatin e tyre për të cilin kërkoi votën e tyre.

 Tv Klan