“Investimet e reja i kanë rritur vlerën pronës”

Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj në prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Teksa foli për investimet në këtë zonë, Veliaj u ndal tek projekti në sheshin Shqiponja, i cili bën të mundur orientimin e trafikut nëpërmjet tuneleve.

“Projekti fillestar ishte projekt ku rrethrrotullimi ngrihej në lartësi dhe krijohej le të themi një mur ndarës, qoftë le të themi nga ana vizive, me të dy anët e njësisë. Ndërkohë projekti i ri e ka çuar të gjithë nyjën e trafikut nën tokë. Pra jo vetëm që nuk do ta izolojmë, pra jo vetëm që nuk do ketë një mur që ndan dy anët e rrugës si bina aty, por të gjitha sipërfaqet sipër do të kthehen në parqe, që trafiku të shkojë poshtë, dhe njerëzit jo vetëm mos t’ju pengohet syri, por edhe t’ju kënaqet syri me parqet që do krijohen në të katër cepat e kryqëzimit të madh”.

Veliaj bëri me dije se në zonën e Laprakës do të vijojnë gjithashtu investimet në infrastrukturën arsimore, ku parashikohet ndërtimi i 5 shkollave të reja.

Tv Klan