“Ne flasim për lista punësh, PD dhe LSI lista kandidatësh”

Lagjia Nr.12 pjesë e të cilës janë zona e Freskut, e Thesarit dhe Qesaraka ishte ndalesa e radhës e turit të kryebashkiakut Veliaj, njëherazi edhe drejtues politik i PS për Tiranën.

Edhe këtë herë Veliaj zgjodhi që të thumbojë liderin e demokratëve dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me punën e tyre që fokusohet vetëm tek përfitimet vetjake.

“Arsyeja pse PS-ja vazhdon të fitojë është sepse iu shërbejmë njerëzve me përulësi. Themi sa shtëpi të njerëzve hallexhinj që i humbën gjatë tërmetit do bëjmë sot? Kurse ata mendojnë sa shtëpi dhe vila do shtojnë në bregdet apo tek kodrat e Tiranës. Kush prej demokratëve dhe atyre të LSI-së thonë Luli dhe Monika, o zot na jep fuqi që të ndihmojmë njerëzit sot? Njerëzve duhet t’ua shpjegojmë këtë. Edhe ata flasin për lista, edhe ne flasim për lista. Por ne flasim për listat e sa familjeve do ndihmojmë me shtëpitë e reja, me pagesat e dëmshpërblimeve të tërmetit”.

Veliaj shprehu mendimin se opozita nuk ka asnjë alternativë për shqiptarët.

“Nëse do vinte ndonjë ofertë më e mirë se ne, nëse do vinin njerëz që nuk i njohim, që në CV-në e tyre nuk mbaron lista e punëve që kanë bërë, atëherë hallall e paçin, se nuk mund të jemi gjithmonë në qeveri. Por, kur ti shikon se kush po theret për listat e tyre, njerëz që ti i ke provuar …njerëz që kanë alergji nga njerëzit, ndërkohë që ne jemi komplet tjetër”.

Ndërsa u ndal edhe në asamblenë Partisë Socialiste në Dajt, Veliaj ftoi edhe ata që janë me PD dhe LSI që të bashkohen me familjen socialiste.

Tv Klan

Tv Klan