Nga njësia 11, kryebashkiaku i Trianës Erion Veliaj ka sulmuar kandidaten demokrate Albana Vokshin, për të cilën tha se ka më shumë vendime kundër për shpifje se sa mandate.

Partia Deomkratike ka sjellë një ofertë skandaloze, humbëse historike në të gjitha zonat dhe po të shikosh Luli e di që s’do të fitojë dhe po e rrethon veten me njerëzit e skuadrës humbëse që mos ta përzënë nga partia, në zgjedhjet e datës 26. Po ky, është problemi i tij, nuk është problemi jonë. Por, kur vjen Albana Vokshi këtu, njerëzit duhet të mbajnë mend që është dënuar për shpifje në mënyrë sistematike. Ka më shumë vendime për shpifje se vota dhe mandate në 4 vitet e fundit. Nuk mund të shpifësh për gjithçka, për çerdhen, për kopshtin, për shkollën. Janë investime që i përdorin të gjithë qytetarët.”

Veliaj tha se PD se në zgjedhjet e 25 prillit po tenton të rikthej për herë të tretë ish-kryeministrin Sali Berisha. Per kryebashkiakun qytetarët nuk duhet të votojnë një opozitë e cila braktis mandatet duke tradhtuar besimin e qytetarëve.

“Unë besoj fort që ka plot arsye pse dikush që është demokrat e dikush që është i LSI-së duhet na bashkohet. Unë e kam mirëpritur si një lajm të jashtëzakonshëm shpërbërjen e LSI-së këtu, jo se na intereson shpërbërja e një kundërshtari, por na intereson bashkimi i sa më shumë njerëzve në rrugën e duhur, me njerëzit që punojnë.”

Kreu i Bashkisë thotë se partia Socialiste ka moral për të kërkuar një mandatë të tretë, ndërsa  opozita nuk mund të marrë drejtimin e qeverisë pasi janë të paaftë të menaxhojnë situata si tërmeti i 26 nëntorit të 2019 apo pandemia e koronavirusit.

Klan News