Kryebashkiaku i Tiranës: Kemi ruajtur identitetin historik të qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli këtë fundjavë për identitetin historik të Tiranës, se si sipas tij ky identitet është ruajtur duke rijetëzuar vlerat më të mira të qytetit dhe duke mos dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monument kulture.

“Është fakt se në 8 vite nuk kemi dhënë asnjë leje nga hapësirat që janë shpallur monumente kulture. Kushdo që thotë të kundërtën, nuk thotë të vërtetën, madje gënjen.”

Veliaj u ktheu përgjigje edhe atyre që kritikojnë ndërtimin e kullave në Tiranë.

“Jo pak njerëz thonë që sfondi i Sahatit po shkatërrohet nga kullat që po ndërtohen pas tij. Përgjigjia ime është e thjeshtë, për 30 vite sfondi i Sahatit ishte një kullë pa asnjë vlerë estetike apo kulturore, një ndërtim barez i Italisë së Jugut. Sfondi i ri i një hoteli me 5 yje do të jetë shumë më dinjitoz.”

Por, simboli i të ardhmes së Tiranës, sipas Veliajt, është pikërisht Teatri i Ri.

“Simboli më domethënës i të ardhmes së qytetit për mua është Teatri i Ri. Projekti më i anatemuar nga këta gjithologët. Unë jam kundër lajmeve të rreme që pastaj shiten si fakte.”

Bulevardi i Ri, shtoi Veliaj, është një tjetër shembull i Tiranës së të nesërmes.

Klan News