“Sot trajtohen 30% më lirë se projekti i tij”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se fatura që Lulzim Basha iu la qytetarëve për pastrimin nga mbeturinat ishte 30% më e shtrenjtë.

Fatura që na la Lul Basha ishte 30% më e lartë dhe 30 e ca milionë që duheshin paguar që në fillim për mbetjet. Sot e kemi 30% më të lirë. Është bërë më mirë, është bërë më shpejt dhe ata qajnë hallin e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se i vetmi shqetësim i Bashës në historinë e plehrave është prishja e pazareve nga të cilat do të përfitonte vetë.

Kujt i ngec sahati është i pashpresë! Kush shton vilat, është i pashpresë! Kur njerëzit s’kanë shtëpi, kush shkon dhe manipulon historinë e plehrave se iu prish pazari për t’i paguar më shtrenjtë, është i pashpresë”, shtoi ai.

Veliaj tha gjatë Asamblenë së Partisë Socialiste në Njësinë 3, se në të vërtetë ata nuk shqetësohen të zgjidhin problemet e qytetarëve.

Tv Klan