“Jo kthim pas, të ecim përpara me punë e projekte!”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, drejtues i fushatës i Partisë Socialiste ishte në Kavajë, në fshatin Luz i Vogël ku tha se e vetmja mundësi për të ecur para është vota për Edi Ramën.

Sfida këtu në Luz, përtej gallatës dhe humorit, që na dhurojnë përditë karikaturat dhe kllounët e së shkuarës, është që datën 25 Prill ta trajtojmë me seriozitet. Vërtet është mirë të qeshim me ata që na ofrojnë kaq shumë humor me çudirat që thonë dhe gafat që bëjnë, por sfida jonë është që ta marrim seriozisht datën 25 Prill”, tha Veliaj.

Ai siguroi se në Partinë Socialiste çdokush mund të ndihet si pjesë e një familjeje të madhe, pasi është e vetmja që funksionon me parimin, “një për të gjithë dhe të gjithë për një!”

Ne rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Na kap tërmeti bashkë, por edhe shtëpitë i ndërtojmë bashkë. Na bie pandemia, por dhe vaksinat i sigurojmë bashkë. Një familje funksionon me parimin “një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Kur kishim nevojë për vaksina Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Kur kishim nevojë për shtëpi pas tërmetit, Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Ndaj në datën 25 të jemi “të gjithë për një”, të gjithë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, të gjithë që Luzi, Vorrozeni, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina të ecin përpara, jo mbrapa; me punë, jo me dhunë; me projekte, jo me bllokime,” ishte mesazhi i kreut të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Veliaj tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me civilizimin, pasi i vetmi parim me të cilin vazhdon të funksionojë ende pas 30 vitesh është bllokimi dhe anarkia.

Tv Klan