Brenda 2017 do të reduktohet përdorimi i qeseve plastike. Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike, aktivistë dhe studentë të arsimit profesional, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës, prodhuan brenda një dite 5 mijë trasta

Erjon Veliaj: Kjo është një nismë shumë e bukur! Këtë vit duam të reduktojmë totalisht qeset në Tiranë, madje në disa vende t’i heqim fare nga shitja. Më vjen mirë që edhe disa supermarkete e dyqane po e përqafojnë nismën tonë, e nga sot e tutje do përdorin trastat e rrobës dhe jo qese plastike

Për kryebashkiakun Veliaj, përdorimi i qeseve ka krijuar probleme për qytetin, siç është rasti i bllokimit të kanalizimeve.

Erjon Veliaj: Në Tiranë çdo ditë janë miliona qese që përdoren e që në fakt, është shumë problem për kanalizimet që na bllokohen, sjellin shumë probleme pasi konsumohen nga kafshët, si lopët e delet, përfundojnë nëpër lumenj e nëpër dete, dhe është e kotë kur themi se duam të kemi turizëm dhe çdo gjë është bërë pis me qese.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të ndjekë politikën e reduktimit të përdorimit të ambalazheve plastike./ TV KLAN