“Vijojmë investimet në të gjitha lagjet e kryeqytetit”

Dhjetra familje të dëmtuara lehtë nga tërmeti i Nëntorit do të marrin brenda javës pagesat cash për të bërë riparimet e banesave të tyre.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ndodhej në Kombinat për të parë nga afër punimet në disa rrugë.

“Këtë javë do të bëjmë 3 mijë pagesat e para cash për familjet me dëmtime të shkallës DS1, DS2, DS3; pra, dëmtime që mund të riparohen. Nga java tjetër fillojmë ndërtimin e shtëpive individuale, kryesisht për zonën e Sharrës dhe periferinë e Kombinatit. Për pallatet që do të prishen, inxhinierët kanë vlerësuar deri tani 41 pallate, kryesisht në Kombinat”.

Pas rikonstruksionit të 14 rrugëve, investimet do të shtrihen në disa zona të Kombinatit.

“Pasi mbaruam bllokun “Misto Mame”, po i afrohemi pak e nga pak ‘Fabrikës së Qelqit’, për të sjellë infrastrukturë e kanalizime edhe në këto 14 rrugë. Kur njerëzit ndryshojnë mentalitetin dhe arrijnë të kuptojnë që bashkëjetesa vjen me negociata dhe mirëkuptim, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”.

Kryebashkiaku shtoi se synohet që investimet në zonat periferike të jenë njësoj si në qendër tëTiranës.

Tv Klan