Dëshmon Gjiknuri e Agaçi. Bllako refuzon: Jam pyetur në SPAK

Për plot 4 orë, kryebashkiaku Erion Veliaj, u përball me anëtarët e Komisionit Hetimor për Incenerarorët lidhur për përgjegjësinë e tij për dhënien me koncesion të venddepozitimit të mbetjeve në Sharrë.

Mes debatesh qe shpesh kaluan cakun e personales, Veliaj ka mohuar se njeh sipërmarresit që fituan këtë koncesion.

Pyetjes së përsëritur nëse ishte një vendim personal apo kishte një vendim të këshillit lidhur me miratimin e kontratës koncesionare, ju përgjigje duke iu referuar dy shkresave, një që jepte dakordësinë në parim për këtë projekt dhe një tjetër të Këshillit Bashkiak.

Ndryshe nga dëshmitarët e tjerë, ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, pranoi në Komisionin Hetimor për inceneratorët se e njihte Klodian Zoton dhe e kishte takuar atë disa herë për shkak të detyrës, por mohoi të ketë udhëtuar me të.

Nga ana tjetër, për drejtuesen e Komisionit, Jorida Tabaku, kjo deklaratë e Gjiknurit është e rremë dhe paralajmëroi kallëzim penal.

Para komisionit dëshmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, i cili hodhi poshtë si të pavërtetë pretendimin e opozitës se brenda një dite janë miratuar 17 akte që kanë të bëjnë me procedurën për inceneratorët.

Jorida Tabaku: A keni marrë porosi nga Kryeministri Rama? Janë kryer 17 procedura brenda një dite.

Ëngjëll Agaçi: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më intereson ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj-lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë.

I fundit që doli parballë Komisionit Hetimor ishte deputeti Alqi Bllako. Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve me argumentin se ishte marrë në pyetje nga SPAK për të njëjtën çështje dhe nuk mund të cënonte sekretin hetimor.

Tv Klan