“Bëhuni pjesë e veprimtarive të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mikpritur në një takim Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe Brezin e tretë të Grupit Këshillimor Rinor YAG, një strukturë me bazë vullnetare që sjell pikëpamjen rinore në veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së që prej vitit 2018. Veliaj i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e veprimtarive të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

“Do të doja t’ju inkurajoja që të mendoni për vitin tjetër si një mundësi fenomenale, pasi Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Ne luftuam shumë për ta merituar këtë mundësi. Jemi qyteti i parë në Europë që do mirëpresim Kryeqytetin Europian të Rinisë në periudhën post Covid, ndaj le të planifikojmë tani”.

Ndërsa ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, u shpreh se ka mjaft projekte konkrete të cilat pritet të ndërmerren deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Ne kemi në mendje një numër projektesh konkrete që përbëjnë pjesën më të madhe të dritares së jashtëzakonshme që Tirana do të na ofrojë në vitin 2022. Me ndihmën tuaj, dua që ju të jeni në bord kur Tirana të jetë Kryeqytetit Europian i Rinisë 2022. Një numër iniciativash konkrete do të ndërmerren deri në fund të vitit 2022”.

Në fund kryebashkiaku Veliaj së bashku me ambasadorin Vincenzo Del Monaco shpërndanë edhe disa çmime për brezin e ri të YAG-ut!

Tv Klan