Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tha të rinjve në kampin e Jalës, se betejat në politikë duhet të jenë mes ideve dhe alternativave që sjellin përparim për vendin, ndërkohë që nuk duhet të jetë dhuna ajo që e përcakton politikën.

Veliaj u ndal edhe te rëndësia e përfshirjes së të rinjve në politikë.

Kryebashkiaku dhe ministri Mazniku vlerësuan si çështje që ndikojnë në jetën e njerëzve shtrimin e rrugëve, shërbimin e autobusëve, menaxhimin e mbetjeve dhe ndërtimin e shkollave.

Klan News