“Bonus qiraje për familjet që jetonin në konviktet e Qytetit Studenti”

Një lagje e re do të ndërtohet në zonën e autotraktorëve. Kryebashkiaku Veliaj gjatë vizitës në familjen Gjergo e cila u zhvendos nga Qyteti Studenti pasi godina 15 ku jetonin u shkatërrua, tha se kjo do të jetë zona ku do të strehohen një pjesë e familjeve, banesat e të cilëve u prishen nga tërmeti i 26 nëntorit.

E gjithë zona e atyre që dalin pa banesa në Kinostudio, në Qytetin Studenti, është edhe pika më e afërt. Ai është një vend ideal që kryeministri e ka me shumë merak që të gjejmë edhe një arkitekt ndërkombëtar dhe që njerëzit të mos thonë po shkojmë në një geto, por një gjë që është bërë me shije, me planimetri, me infrastrukturë”.

Familja Gjergo është strehuar në një banese, qiraja e së cilës do të paguhet nga bashkia për një vit.

 “Edhe për pjesën tjetër do vazhdojmë me të njëjtin trajtim, pra nëse do u japim të gjithëve apartamente, do vazhdojmë të njëjtin trajtim edhe për ju që erdhët nga konviktet, sepse duhet zgjidhur njëherë e mirë. Çështja është që ne i besojmë më shumë këtyre legjendave urbane se sa i besojmë shtetit”.

Nga shembja e godinës numër 15 mbetet pa strehë dhe po mbështet me bonusin e qerasë 47 familje.

Tv Klan