Kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS në këtë qark, Erion Veliaj ka falenderuar Fatmir Xhafajn për 2795 votat që mori në Njësinë 10 në kryeqytet, duke i renditur i parë në këtë zonë.

Në një deklaratë të shkurtër nga selia e PS, Veliaj tha se po përgatiten për fitore në 42 Njësitë e Tiranës.

Dua të falenderoj të gjitha ata që punuan shumë fort për fitoren tonë në Njësinë 10. Një falenderim i veçantë Fatmir Xhafës për gjithë frymëzimin që ai dha ndaj skuadrës dhe punës plot dedikim. Dua të ndaj disa konkluzione. Dua të falenderoj kolegët e medias për informacionet që na kanë dhënë. Por përgatitemi për fitoren në 42 Njësitë e Tiranës.

Duke pasur parasysh që ka qenë një natë e gjatë do doja t’i ftojë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në procesin e numërimit t’i shkojmë deri në fund këtij procesi. Dua të shpreh angazhimin e PS dhe të kryetarit Edi Rama që gjithë numëruesit tanë do bëjnë maksimumin, numëruesit do punojë me orare të zgjatutra duke kërkuar kortezi edhe nga pala tjetër. Për të gjithë ata që votuan masivisht dhe na dhanë fitoren në Njësinë 10, unë ju falenderoj nga zemra”, deklaroi Veliaj. /tvklan.al