Veliaj fiton betejën me koronavirusin


Veliaj fiton betejën me koronavirusin

16:45 12/08/2020

“Më i fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se pas më shumë se dy javësh i infektuar me Covid-19,  ia ka dalë të mposhtë virusin.

Përmes një fotoje ku shfaqet me të birin në krah, Veliaj thotë se tashmë është gati për t’iu rikthyer punëve në krye të Bashkisë së kryeqytetit.

Veliaj sqaron se gjatë kësaj periudhe ka qenë në izolim dhe trajtim mjekësor në Tiranë dhe askund tjetër, duke theksuar se kjo situatë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por falë familje e mjekëve ia doli ta fitojë këtë betejë.

Tv Klan

View this post on Instagram

Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t'iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë. 🦠💪 E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë. ❤️🙏🏻 Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t'iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë! 💊💉 Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë! 😷🔛 Jam i brengosur për ata që s'ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve! 👫 Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj! 👍🤗 Mirënjohje e dashuri pafund për secilin prej jush! 🙏🏻❤️

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on




Të ngjashme