Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur për Klan News lidhur me incidentin e dhunshëm që ndodhi në godinën e Frymës së Re Demokrati ku Presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me policët bashkiakë.

Në një lidhje telefonike, kryebashkiaku Veliaj shprehet se godina ku qëndron FRD është pronë e Bashkisë Tiranës dhe do të duhet ta kishte liruar kohë më parë.

Incidentin e konsideron provokim dhe shfaqje të shëmtuar.

“Janë zyra të Bashkisë së Tiranës që në kohën kur PD vendosi të zaptonte një zyrë tjertër. Bashkia e Tiranës ka përdorur atë godinë për Agjencinë e Mbrojtjes së Territorit, dhe në 2-3 godina përfshirë atë godinë janë dhënë gjatë viteve në llogari të Bashkisë për përdorim të përkohshëm disa partive politike, në momenti që tërmeti, edhe tek ndërtesat ku flasim, tani kemi patur dëme, lindi nevoja që të zbatojmë ligjin e partive politike që thotë se të gjitha partitë që nuk kanë një mandat në Parlament do duhet të lirohen ambinetet publike. Të gjitha partitë e kanë zbatuar, partia e Milos, e Zef Bushatit, e të përndjekurve politikë. Është bërë një koordinim i kësaj partie me Presidentin për të provokuar përleshje të dhunshme me policët dhe me punonjësit e mirëmbajtjes së Bashkisë në pronën e Bashkisë, ajo është pronë bashkiake. Shfaqja e shëmtuar që pamë sot ishte jo vetëm e shëmtuar, por edhe degradimi i opozitës dhe Presidentit”.

Veliaj e konsideroi kreun e shtetit në gjendje të rënduar mjekësore, ndërsa theksoi se prona do të lirohet dhe nuk do të zaptohet nga FRD.

Degradimi i Presidentit ku avokon që do t’u kthehet me grushte të gjithë punonjësve shtetërorë që nuk i vjnë pas avazit, tregon që është në gjendje mjekësore të rënduar. Presidenti ka të drejtë kur thotë që ky është grusht shteti spese Presidenti me një parti do të zaptojë pronën e Bashkisë. Do të ketë të njëjtin fund si të gjitha zaptimet, Tirana nuk bllokohet. Presidenti është në një situatë për t’u mëshiruar, teksa shikon një njeri që ka kontribuar në këto 30 vite të degradojë në këtë mënyrë për 3 minuta. Prandaj do të jemi të gatshëm për këshillim dhe ndihmë për këtë degradim dhe alkoolizim të tejskajshëm në zyrat e shtetit”, deklaroi Erion Veliaj. /tvklan.al