Të rinjtë do kenë peshën e tyre në vendimmarrjen për ta ardhmen e kryeqytetit, ndaj dhe u ftuan nga kryebashkiaku Veliaj t’i bashkohen qeverisjes vendore.

 “Rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja. Vendimi për të pasur 30% të rinj dhe të reja në Këshillin Bashkiak është sot, ndaj dhe vendimi për të pasur sipërmarrje rinore është sot dhe fillon sot”.

Veliaj theksoi se për të rinjtë të qenit si këshilltar duhet kuptuar si një mandat shërbimi ndaj qytetarëve.

 “Shpresoj shumë që ky mandat i parë i të zgjedhurit direkt nga njerëzit për një detyrë publike të jetë realisht një mandat shërbimi. Pra, jemi thirrur që të shërbejmë, jo që të jemi shefa, as bosa, komandantë, gjeneralë, por për të shërbyer”.

Kryebashkiaku kujtoi edhe angazhimin e të rinjve në paktin për Universitetet.

Tv Klan