“Është kollaj të ankohesh nga divani”
Socialistët kanë ndezur motorrët për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës duke nisur nga organizimi i partisë dhe anëtarësimet e reja. Detyra këto që Edi Rama kërkoi nga të vetët që të përmbushen duke përditësuar regjistrin e Partisë Socialiste deri në 15 Mars.
Ndaj dhe nga njësia 2, kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili njëherazi mban detyrën e Drejtuesit Politik për Qarkun e Tiranës, ftoi të rinjtë që të bëhen vendimmarrës duke qenë pjesë e partisë më të madhe politike në vend.
“Është shumë kollaj të ankohesh nga divani, të shash në rrjetet sociale, të thuash kjo s’bëhet, por pyetja është: Ke mjaftueshëm kurajë që të ulesh te tavolina ku gjërat bëhen, ku vendoset mënyra sesi shkon vendi përpara? Dhe nëse je gati, atëherë kjo është familja jote, Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Veliaj tha se Partia Socialiste është si një skuadër e mirë sportive, e cila sa më shumë stërvitet dhe disiplinohet, aq më shpesh fiton dhe jep rezultat.
“Mund të ketë shumë njerëz që thonë: Çfarë na duhet politika? Pa politikën nuk do e bënim dot shkollën “Kosova”, shkollën tjetër “Bashkim Fino”. kjo është arsyeja pse politika vendsosi për të bërë Unazën e Madhe”.
Zbritja në terren e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste vjen pas detyrave që Kryeministri Rama u ka lënë për t’u përmbushur të vetëve, e që e ripërsëriti edhe të mërkurën nga Asambleja e Kombëtare e Partisë Socialiste, duke kërkuar bërjen e censusi real të anëtarësisë aktive.
Tv Klan