“Amnistia penale duhet të kuptohet siç duhet”

Njësia 10 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj për fushatën e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste. Thirrja e tij shkoi për të rinjtë që kane ide dhe talent.

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është se, në këtë fushatë janë anëtarësuar në Partinë Socialiste pothuajse të gjithë Presidentët e gjimnazeve të Tiranës. Një njeri me logjikë, që del me 10-ta në mësime, që ka talent, që punon me djersë, do të shkojë aty ku shikon të ngjashmit e vet. Vetëm tek partia jonë, te Partia Socialiste, askund tjetër”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij, Veliaj dha edhe një koment për amnistinë penale.

“Është shumë e rëndësishme të komunikojmë edhe politikën e ditës. Ditët e fundit tema ka qenë çështja e amnistisë. Këtu bëhet fjalë për disa shkelje, ku le të themi leksioni është marrë dhe dënimi është dhënë. Siç mund të jenë këto historitë me ujin dhe dritat, që për sa i përket ligjit, ajo quhet vjedhje e energjisë dhe vjedhje e ujit. Por, ti si i majtë thua: ‘Po kjo ishte një familje që kishte disa halle, tani e mori mësimin, a mundet që pjesën tjetër të dënimit ta falim?’”, u shpreh Veliaj.

Për Veliajn investimet siç është transformimi i rrugës “Myslym Shyri” janë pjesë e politikës së mirë që bën Partia Socialiste.

Tv Klan