Rritëm bonusin e bebes

Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një autokritikë nga njësia 4 në kryeqytet për mos realizimin e premtimit të kryetarit të tij Rama, në vitin 2013 për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

“Premtuam 300 mijë vende pune, Instati kishte regjistruar 228mijë. Nuk është premtim i mbajtur 100% por është më shumë se dy të tretat, duke pas parasysh tërmetin, duke pas parasysh pandeminë. Por, krahasur me minusin ku e morëm, jemi 228 mijë me 0”

Veliaj u tha banorëve se ishte krenar për të gjithë investimet që e kanë transformuar zonën tek njësia 4 me ndërtimin e shkollave  apo rehabilitimin e blloqeve të banimit që do të ishin të pamundura nëse Luli vjen në pushtet dhe heq nga buxheti 150 milion taksa që u merren sot oligarkëve.

 “Ata thonë ti shajmë oligarkët në fjalime, e në darkë shkojmë në Lundër, hamë e pimë me ta e u ulim taksat. Propozimi ta çojmë taksën nga 15% në 9%, është hipokrizi. Sot biznesi i madh paguan më shumë, janë të paktën 150milion euro më shumë që paguan me të cilat bëhen këto punë. Sigurisht ajo që bënë pallate e ai që është ndërtues, që ka një fitim të madh i është dhjetëfishuar taksa në bashki, nuk kam asnjë kompleks unë.”

Veliaj tha se socialistët po bëjnë fushatë pasioni jo fushatë inati ndërsa sondazhet flasin qartë se populli dëshiron qeverisjen Edi Ramës në mandatin e tretë.

Klan News