“Sot ulërasin më shumë për trafikun ata që bllokuan Astirin”

“Histerive të politikës ju përgjigjemi me punë”. Në këtë formë ka zgjedhur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj t’iu përgjigjet akuzave të opozitës për shkollën “Sami Frashëri”.

 “Sa afron fushata zgjedhore, plas histeria kolektive për lajme të rreme dhe çudira. Një prej tyre ishte historia e “Sami Frashërit”. Ulërasin më shumë ata që e bllokuan për 3 vjet “Astirin” dhe thonë ka trafik. Po të na kishin lënë të punonim, do e kishim mbaruar me kohë dhe do ishte liruar trafiku, do i kishim parë hajrin gjithë asaj zone. Tani jo vetëm që nuk u ka rënë fatkeqësia, por u ka rënë bingo me “Astirin” dhe me të gjithë punimet që po ndodhin aty”.

Në një takim me stafin e Njësisë 10, ku ndaloi në kuadër të turit në çdo njësi administrative Veliaj theksoi se rëndësi e veçantë po u jepet edhe objekteve monument kulture.

Tipikisht ai që është sjellë më keq me trashëgiminë, ai ulëret më shumë. Ulërasin më shumë me legjenda urbane, që, medemek aty do të bëhet pallat ish-deputetë që deri dje Sarajet i kishin kthyer në mejhane, birrari, raki e gjizë. Këto ndërtesa që këta nuk i mbajnë dot ne do t’i shpronësojmë, që t’i mbajë Bashkia”.

Kryebashkiaku ndaloi më herët në sheshin “Bukureshti”, ku është krijuar “Këndi i Artistëve”.

Tv Klan