“Te ndahemi nga kultura e përçarjes dhe e shpifjeve”

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj bëri thirrje për reflektim dhe për të lënë pas gjuhën e urrejtjes, përçarjes dhe shpifjeve. 

“Edhe pse sot jemi larg tragjedive si gjenocidi, kultura e përçarjes, e shpifjes, e damkosjes dhe e urrejtjes kultivohet ende; ka ende njerëz që akuzojnë pa fakte”.

Gabimet e së shkuarës dhe gjuha e urrejtjes sipas Veliajt duhet t’i shërbejnë shoqërive për reflektim.

“Duhet të reflektojmë dhe të kuptojmë se, gabimet e së kaluarës, jo vetëm gjatë Holokaustit, por edhe me ngjizjen e gjuhës së urrejtjes dhe damkosjes së njerëzve për bindje ose etni, na çojnë në tragjedi të tilla”

Në krah të ambasadorit izraelit Noah Gal Gendler, ku vizituan stendat me foto dhe fakte historike të ekspozuara pranë Memorialit të Holokastit në kodrat e Liqenit, Veliaj u shpreh krenar që Shqipëria renditet ndër të paktat vende në botë që strehuan e shpëtuan hebrenj.

“Jemi krenarë që jemi këtu dhe ndiejmë detyrimin t’ia rrëfejmë gjithë botës historinë tuaj”.

Rreth 6 milionë hebrenj nderohen në ditën ndërkombëtare të Holokausit. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri kishte rreth 2.000 hebrenj.

Tv Klan