Kryebashkiaku i Tiranës ka pritur pasditen e së hënës kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit i dha edhe çelësin e qytetit. Gjatë këtij takimi ata vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe diskutuan mbi shtimin e bashkëpunimit mes tyre.

Erjon Veliaj:

Jam shumë i lumtur që je në Tiranë dhe dua të ndjehesh si në shtëpitë tënde. E di që edhe Tirana, edhe Prishtina, Kosova, Shqipëria, kanë jashtëzakonisht shumë sfida që arrihen veçse me punë. Të falënderoj shumë për inkurajimin dhe e kam ndjekur me shumë admirim mënyrën sesi po udhëhiqni për vendimmarrje të drejta, jo të lehta, por të drejta për Kosovën.

Sakaq kryeparlamentari i Kosovës, vlerësoi punën e bërë deri më tani nga bashkia e Tiranës.

Kadri Veseli: 

Dua t’ju falënderoj në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës për përkrahjen në ditët më të vështira. Natyrisht që, tani vijnë edhe për kënaqësi. Faleminderit për punën e jashtëzakonshme, për punën inkurajuese që duhet të jetë shembulli i përgjegjësisë së kryetarëve ndaj qytetarëve. Vetëm ju inkurajoj që të vazhdosh në këtë drejtim.

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranë, kryebashkiaku e njohu edhe me disa nga projektet e mëdha për të cilat po punohet në Tiranë./ TV KLAN