“Politika më e mirë, puna dhe jo zhurma”

Kreu i bashkisë së TIranës Erion Veliaj inspektoi punimet për  14 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shëngjergj. Sipas Veliajt politikë më e mirë për të gjithë është puna.

Janë njerëzit ata që punojnë, jo ata që zgjohen në 11:00 për ‘gam-gam’. Kush punon, lë gjurmë e kujtohet. Politika më e mirë për të gjithë është puna. Ajo flet sa 100 fjalime bashkë. Kjo historia me të sharë, me të përçarë e ndasi, është e dalë boje që në vitet ‘90. Duhet të rrimë të fokusuar, nuk dua diskriminime të tipit: Jo është me ne, s’është me ne! Për sa kohë që s’i kemi diskriminuar tek pagesa, tek shtëpitë, tek investimet, tek bursat e tek do gjë tjetër, kjo është fryma që duhet të vazhdojë”, tha Veliaj.

Kreu i bahsksië tha se brenda vitit familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit  do të jene në banesën e  rikonstruktuar.

Arsyeja pse vij dhe i shoh është sepse dua të kuptoj nëse punohet me të njëjtat standarde dhe cilësi, si për një shtëpi në Farkë, si për një shtëpi në Kashar, Vaqarr, Ndroq, apo në Zallbastar e Shën Gjergj. Më vjen mirë që kemi ecur me punimet për 14 shtëpi që kemi këtu. Nuk do të lëmë asnjë familje jashtë, do të bëjmë të pamundurën që data 31 dhjetor t’i zërë në shtëpitë e reja”, shtoi ai.

Ndërsa në një bahskebisedim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Shëngjergjit, Veliaj vlerësoi punën e stafeve arsimorë në këtë periudhë pandemie.

Tv Klan