Në prag të 33-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, Drejtuesi i qarkut të Tiranës të kësaj force politike, Erion Veliaj nisi një tur në çdo njësi të kryeqytetit.

Nga njësia nr. 2, ku nderoi disa nga anëtarët ai shprehu besimin në përsëritjen e suksesit edhe në zgjedhjet e radhës parlamentare.

Erion Veliaj, drejtues politik i PS në Tiranë: Nëse mbajmë këtë familje fort në vërtet do të kemi një vit të jashtëzakonshëm elektoral. Respekt të jashtëzakonshëm për gjithë ata që në ditët më të vështira e mbajtën fort familjen tonë, optimiste për të mbërritur tek kjo ditë ku jemi fitimtarë.

 Shumë nga ata që do të nderojmë sot i kanë shërbyer kësaj partie kur nuk ishim në pushtet. Sot mund t’i injorosh ata që djegin goma dhe pështyjnë rrugëve sepse kemi besimin e njerëzve dhe kemi mundësi të tregojmë realitete të transformuar.

Por atëherë ka qenë e vështirë, atëherë ti promovoheshe dhe bëje karrierë po të kishe rrëmbyer një socialist, po të kishe rrahur një socialist, po të kishe goditur një socialist. Nuk i kemi harruar ato ditë.

Erion Veliaj ironizoi edhe protestën e opozitës para bashkisë.

Erion Veliaj, drejtues politik i PS në Tiranë: Këta që digjnin gomat, digjnin njerëz. Këta që sot na rrëmbejnë ditën e punës, rrëmbejnë jetë njerëzish. Ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje herë pas here, do ndryshojnë taktikë.  Jo! Dinë vetëm një stil, shaj, shpif, hidh baltë, digj, rrihu, zihu me policinë, digj goma. Ajo historia e gomave është e pakuptueshme.

Sipas Veliajt kjo opozitë nuk njeh gjë tjetër veç shkatërrimit dhe bllokimit të punëve në qytet.

Klan News