“I zgjedhuri i PD dha pëlqimin për impiantin e Tiranës”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzon Partinë Demokratike se edhe pse sot shprehet kundër inceneratorëve, përfaqësuesit e saj kanë firmosur më herët pro ndërtimit të impiantit të Tiranës.

Meqë jemi në debatin e inceneratorëve, pashë sot që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohej nga një kundërshtar i yni politik, kryetari Isa Sakja, thotë: Bashkia Kavajë, në përputhje me kontratën e koncesionit ‘Për ndërtim landfill inceneratori dhe rehabilitimi i vend-depozitave ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike’, në mënyrë të parevokueshme dhe pa kushte pranojmë dhe deklarojmë se Bashkia Kavajë është vënë në dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar të gjithë të drejtat e detyrimet që dalin nga kontrata dhe anekset e saj për bashkinë dhe sa më sipër: Angazhohemi për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë Kavajë, duke përfshirë edhe kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin e përpunimin e mbetjeve sipas çmimit 29 euro/ton”, shprehet Veliaj.

Në një takim me asamblenë socialiste të Njësisë 7, Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo mazhorancë ka dhënë prova që e çon Tiranën dhe Shqipërinë përpara, ndërsa ata që janë sot në opozitë vranë dhe nuk bënë asnjë punë.

Tv Klan