Inspekton punimet në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve”

Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të shohë nga afër punimet që po kryhen në Piramidën e Tiranës. Ai tha ky objekt që ishte dikur simbol i shtypjes do të kthehet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan.

“Në këtë fazë kemi bërë çmontimin e sajesave të shtuara ndër vite, e pasi ta kthejmë në skeletin origjinal, do të fillojmë me krijimin e klasave të TUMO-s. Më vjen mirë që vitin tjetër, që kur Tirana do të jetë edhe ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, do të kemi një qendër digjitale, ndoshta nga më të mirat në Evropë, po e sigurt në Ballkan”.

E më pas i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, Veliaj inspektoi punimet në sallën e re të koncerteve në Akademinë e Arteve. Kryebashkiaku tha se rikonstruksioni po bëhet sipas standardeve europiane.

“Durimi, kur sheh që po punohet, justifikohet. Durimi, kur sheh se po mbaron’Sami Frashëri’, justifikohet. Durimi, kur sheh se po mbaron nyja te “Shqiponja”, justifikohet. Edhe metafora më e bukur është skena. Është shumë kollaj të jesh në lozhë, edhe të komentosh ata që janë në skenë. Do shumë kurajo të zbresësh në skenë edhe të bësh ndonjë punë”.

Ministrja e Kulturës, tha se rikonstruksioni i sallës është pjesë e premtimeve të mbajtura  në “Paktin për Universitetin”.

Tv Klan