“Programi i PD-së, hipokrit dhe i parealizueshëm”

Në takimin me banorët e Njësisë Nr. 4 në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal sërish tek zgjedhjet  e 25 prillit dhe kandidatët e opozitës. Sipas tij, opozita po sjell si kandidatë ata që s’kualifikon SPAK.

“Fyerja më e madhe është kur sjellin gjithë humbësit në Tiranë. LSI-ja ka sjellë këtu këdo që skualifikon “Vettingu”, të gjithë çfarë kanë dosje në SPAK. Është bërë kriter: që të jesh kandidat i LSI-së, sa më e madhe dosja e abuzimeve në SPAK, aq më të madh duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Kriter për të qenë kandidat i LSI-së është SPAK-u

Kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe programin ekonomik të Partisë Demokratike, për të cilin tha se është jo realist.

“Ai thotë do ulë taksat në 9%, është një program hipokrit”

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, programi i Partisë Socialiste është i fokusuar tek jetesa e qytetarëve.

Tv Klan