“Rri i djathtë, por më 25 Prill voto PS”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shfrytëzuar momentin e inspektimit të punimeve në shkollën e re 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë për t’ju bërë dhe një herë thirrje të gjithëve që këtë të dielë të votojnë Partinë Socialiste.

“Vazhdo rri i djathtë, por na duhen shkolla si kjo që fëmijët tanë të bëhen akoma më të mirë se ne! Vazhdo rri i djathtë, por le t’i çojmë gjërat përpara bashkë,.. Vazhdo rri i djathtë, s’ka asnjë problem por jepja votën Edi Ramës dhe numrit 12 që të vijojë vaksinimi për gjithë popullsinë! Vazhdo rri i djathtë, por jepja votën Partisë Socialiste, numrit 12, që të mbarojnë të gjitha shtëpitë në Petrelë dhe kudo ku kemi ende punë për të bërë”.

Pas Petrelës, Veliaj u ndal në Njësinë 8 ku një tjetër shkollë po ndërtohet dhe që mori emrin Kiço Blushi.

“Ai ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në një kohë kur punohej në kushte spartane, kur bashkia bllokohej dhe kishte stërkëmbsha”.

Veliaj u ndal dhe në Njësinë 4 ku vizitoi një prej familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 2019 që hyri në shtëpinë e re.

Tv Klan