Kryebashkiaku: Petrov do përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në lojërat Olimpike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me kampionin e botës në gjimnastikën artistike Matvei Petrov i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike. Veliaj tha se janë siguruar sponsored për finacnimin e stërvitjes së gjimnastit në Tokio.

“Je zyrtarisht numri një në botë! Le të sigurohemi që kjo të jete për një kohë të gjatë,. Sot do t’ju kalojmë sponsorët që të keni fonde për përgatitjet në Japoni. Do kesh mundësi të shfrytëzosh palestrën në periferi të Tokios, që kur të transferohesh te fshati olimpik të jesh super në formë”.

Veliaj tha shembujt si gjimnasti rus duhet të shërbejnë si frymëzim për formimin e një brezi të ri sportistësh në vendin tonë, të cilët do i nisin stërvitjet e para në shkollat e reja me ambiente sportive në Tiranë.

Klan News