“Zonat periferike do kthehen në hapësira hotelerie për turistët”
800 banorë të fshatrave Daias dhe Gurrë e Madhe në kryeqytet do të lidhen përmes një segmenti rrugor, punimet e të cilit i inspektoi nga afër Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca. Sipas Veliajt, ky investim do të sjellë zhvillim për zonën.
“Sigurisht, rruga sjell një pafundësi të mirash, rritet vlera e pronës në të dyja krahët, një pjesë është bërë me zona rezidenciale, pjesa tjetër ka një zhvillim të jashtëzakonshëm falë mbështetjes së qeverisë.”
Veliaj tha se rritja e numrit të turistëve ka bërë që qeveria dhe pushteti lokal të investojnë në këtë drejtim.
“Kishim koncertin e Ricky Martin, jemi detyruar t’i çonim në 7 hotele të ndryshme sepse nuk ka hotel që të akomodojë këtë fluks. Kjo do të thotë se është vetëm çështje kohe derisa një pjesë e turizmit dhe e hapësirave në shtretër të vijnë edhe në zonat periferike të Tiranës”.
Zonat periferike të kryeqytetit shihen nga Bashkia e Tiranës si mundësi zgjerimi e hapësirave akomoduese hoteliere.
Tv Klan