Teksa kanë kaluar rreth dy muaj pas caktimit të masës “arrest në burg”, ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për informacionin dy mujor për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën të ditur se në seanca do të zhvillohet në orën 12:00. Në listën e Gjykatës së Posaçme për seancat gjyqësore përbri emrit të Veliaj është shënuar deklaratë.

Kryetari i bashkisë do të përfaqësohet nga avokatët të cilët do të dëgjojnë rezultatet e hetimeve të SPAK gjatë këtyre dy muajve.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

/tvklan.al