“Ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enverit, kundër Amerikës”

Nga sheshi “Skënderbej”, në krah të ambasadores se SHBA-së, Yuri Kim kryebashkiaku Veliaj ka përkujtuar 1-vjetorin e shpalljes person “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA-të. Veliaj tha se është turp që në 2022 ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mua më vjen turp që ka mes nesh njerëz që janë gati në 2022 të flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Amerikës. Mua më vjen turp që në 2022 në një qytet të hapur me 1 milion banorë ka njerëz që duan të bëjnë karrierë duke sharë Amerikën. Ne jemi më të mirë, më të virtytshëm, më mirënjohës se kaq. Raca jonë është shumë herë më e mirë se sa një pakicë e zhurmshme që mundohet të zgjidhë hallet e tyre duke na krijuar debate të pavlefshme me Amerikën”.

“Vendi i shqiponjave. Nëse ka diçka  që kam mësuar për Shqipërinë është që është vendi i shqiponjave sepse të dy popujt tanë janë popuj shqiponjash, jemi popuj që ngrihemi lart në fluturim. Dhe gjëja e dytë është ajo që ka thënë Heroi Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu: Bashkimi bën fuqinë”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kryebashkiaku u shpreh se shqiptarët i janë mirënjohës SHBA për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë.

Klan News