Kryebashkiaku takim në Shëngjergj të Tiranës

Në takimin me banorët e Shëngjergjit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njëherësh kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki tha se koalicioni i Berishës dhe Metës nuk ka as vulë, as emër, sepse kanë frikë se demokratët e vërtetë nuk i votojnë.

“E patë te stadiumi? 100 mijë Euro miting për të dëgjuar njëri-tjetrin, ndërkohë që flet [Berisha] tërë kohës për varfëri. Për një parti politike, e cila nuk merr as lekë nga KQZ-ja, pyetja është: Nga vijnë Lekët? Po të vënë emrin e Ilir Metës mërziten demokratët, se thonë:  ‘Si do votoj unë për Ilir Metën?’. Po të vënë emrin e Sali Berishës, ai është non-grata, nuk mund ta vënë në fletën e votimit.Jo vetëm që u ka humbur vula, por te ai koalicioni nuk dinë as kë emër të vënë, se kanë turp.”

Veliaj premton se puna do të vijojë deri në fshatin më të fundit.

“Kemi vënë dorë në qendër të Krrabës dhe tani jemi duke punuar për degëzimet, deri në fshatin më të fundit. Kemi mbërritur në qendër të Vërrisë, ku kemi bërë shkollën e re këtu.”

Pas Shëngjergjit, Veliaj u ndal edhe në një takim me banorët e lagjes 12 në Dajt, ku theksoi se fushata e PS-së do të përcjellë vetëm mesazhe pozitive.

Tv Klan