Në takimin me banorët e Bërzhitës, Krrabës e Petrelës, Kryebashkaku Veliaj u ndal tek protesta paqësore e opozitës, duke thënë se sjellja e djeshme tregoi se nga kush orkestrohet dhuna.

“Urime Lulit, do të thotë që e paskan mundësinë të sillen si njerëz, e paskan aftësinë të sillen si qytetarë, e paskan të gjithë shansin që njerëzit e tyre të mos i trajtojnë si një kope që thotë: Skape kryeministrin, skape Parlamentin, skape Bashkinë! Pra, Partia Demokratike ka fuqi t’i trajtojë njerëzit me dinjitet. Një parti që për 9 protesta me radhë i trajtonte njerëzit si Balo dhe Lordi, skape Balo, skape Lordi!”

Ndërsa deputeti Xhemal Qefalia, i dalë në përgjimet e Bild duke bërë biseda me shefin e komisariatit të Dibrës për rritje në detyre pati një mesazh për Presidentin Meta.

“Po kush janë ata që u ka hyrë frika në palcë? Është Likja. Likja, i cili vajti tek zyra e presidentit, me idenë se do bente presidentin e të gjithëve. Tashmë thotë cila është procedura sepse ka mundësi që ky Parlament të më shkarkojë. Po do shkarkohesh po dole përballë dhe po je përballë rrugës që po ndjek PS, normalisht që do shkërmoqësh.”

Në Bërzhitës, Krrabë e Petrelë Veliaj prezantoi edhe disa nga projektet që do të realizojë gjatë mandatit të dytë.

Tv Klan