Veliaj: LSI tradhtoi të majtën



Veliaj: LSI tradhtoi të majtën

17:03 27/02/2021

“Të tjera largime të anëtarëve nga partitë opozitare”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në takimin e radhës me banorë të Tiranës, u ndal në Njësinë Nr 1. Veliaj tha se LSI ka tradhtuar të majtën, ndaj dhe nuk duhet të votohet më 25 Prill.

“Ne kishim një kontratë. Ishim në një marrëveshje. E majta e gjitha ishte e bashkuar. Nuk kishte shans të vinte kurrë më në pushtet koalicioni i mykut, i tarracave që pikonin, i çerdheve si mos më keq, i hapësirave e këndeve të zaptuara. Por kur ti tradhton të majtën dhe thua: “t‘i marr votat si i majtë dhe pastaj t’ia çoj tek prehri i Saliut”, kjo është tradhti”.

Sipas Veliajt, anëtarët e kësaj force politike, po e braktisin LSI duke u bashkuar me PS.

“Unë besoj fort që në Laprakë, ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 8, ku LSI është bashkuar me ne, në Zall Herr ku LSI është bashkuar me ne, në Farkë ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 2 me Elez Gjozën, ku LSI është bashkuar me ne, do kemi rezultatin më të mirë dhe do provojmë që kur njerëzit bëhen bashkë, si një familje, mendojnë për njëri-tjetrin, qe të gjithë të ecim përpara”.

Për Veliajn investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës, tashmë janë përqëndruar në periferi edhe në qendër, duke mos bërë asnjë dallim. Sipas kryebashkiakut Veliaj, përveç Laprakës në Tiranë deri tani janë ndërtuar edhe 74 terrene të reja sportive.

Tv Klan







Të ngjashme