“PS ka marrë një rezultat të thellë në Tiranë”

Në disa dalje në selinë e Partisë Socialiste, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe njëherësh drejtuesi politik i socialistëve për këtë qark ka shpallur fitoren në zona të ndryshme.

Veliaj premtoi se tashmë duhet të fillojë menjëherë puna dhe premtoi se do t’u shërbehet të gjithë qytetarëve me përulësi.

Një prej daljeve të Veliajt ishte në krah të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku e cila ishte e deleguar në zonën e Kombinatit. Ajo u shpreh falenderuese për të gjithë qytetarët.

Veliaj veçoi edhe fitoren në zona të konsideruara si bastione të së djathtës, siç ishte Bashkia e Vorës, por edhe ajo e Kavajës.

Tv Klan