Lagjes së Freskut i shtohet edhe një tjetër rrugë mbi Përroin e Gjerozës. Gjatë inspektimit të punimeve, Kryebashkiaku Veliaj  tha se në këtë përrua situata ishte alarmante pasi aty derdheshin mbetjet e pallateve.

Kur më kujtohet se si Përroi i Gjerozës ka qenë në fakt një landfill urban, ku të gjitha plehrat që vinin nga pallatet derdheshin në përrua, sot përroi kalon poshtë sheshit dhe sipër kemi fituar hapësirë, e cila përdoret sigurisht edhe për kalimin e makinave, por kryesisht është një hapësirë cilësore, dinjitoze, e gjelbër, me kënde lojërash. Këtu komuniteti mund të kalojë kohë të lirë, të shkëmbejë energji me njeri-tjetrin, ku mund të shihemi dhe të ruajmë atë që është intimiteti i lagjes.”

Veliaj u ndal edhe tek zgjedhjet e Qershorit, për të cilat tha se mandatin tjetër do i kushtohet më shumë vëmendje hapësirave çlodhëse për të vegjlit dhe të rriturit.

“Besoj e kemi mbajtur një premtim, që nga dita e parë, se çdo muaj do të kishim nga një kënd lojërash: kemi kaluar 40 muaj dhe kemi ndërtuar mbi 40 kënde lojërash në Tiranë. Po mobilizohemi që mandatin tjetër, të kemi edhe më shumë kënde lojërash, edhe mikro-hapësira mes pallateve.”

Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës hapi edhe zyrat e reja të Njësisë Nr. 12 për  banorët e kësaj zone në mënyrë që shërbimet të pranë kësaj njësie administrative.

Tv Klan