“Na bëni krenarë për sukseset tuaja”

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Të dy sportistët të shoqëruar nga Presidenti i Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryebashkiaku i Tiranës.

“Jam shumë krenar për të dy kampionët tanë, Brikenin për meshkuj, i cili theu jo vetëm rekordin e tij kombëtar, por edhe atë europian. Mezi pres ta shohim të thyejë edhe zyrtarisht një rekord në garat europiane. Shumë urime gjithashtu edhe për Evin, e cila ka ikur e vogël nga Shqipëria, por fakti që s’e ka harruar, që mban uniformën e Tiranës, uniformën kuq e zi. Mezi pres t’ju duartrokasim në sukseset e ardhshme!”

Veliaj shtoi se në vitin 2022, që do të jetë viti i Tiranës, Kryeqyteti Europian i Rinisë, sporti do të ketë një vëmendje të veçantë.

Tv Klan