Veliaj me sportistët që do përfaqësojnë Shqipërinë në Tokio




Veliaj me sportistët që do përfaqësojnë Shqipërinë në Tokio

13:58 29/05/2021

Kampioni Smajlaj: Me fat që erdha në Tiranë, kam gjetur një dritare të hapur

Nga Parku i Liqenit, aty ku tashmë sportistët elitarë kanë dhe pistat e tyre të stërvitjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajlaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.

Izmir Smajlaj: Kam patur mbështetjen e kryetarit dhe dua të të falenderoj për çdo gjë që më ke dhënë deri më sot.

Erion Veliaj: Kjo është më shumë punë apo më shumë qejf? Se ka shumë njerëz që thonë ky argëtohet apo edhe punon me këtë gjë?

Izmir Smajlaj: Unë në fakt i bëj të dyja, edhe argëtohem, por kjo vetëm falë punës së rëndë që kam bërë.

Erion Veliaj: Kush është marrë me sport, ka mësuar që jeta ka edhe humbjen, edhe fitoren. Ti nuk je gjithmonë fitimtar, por nga ana tjetër asnjë humbje nuk është e përjetshme.

Kryebashkiaku Veliaj  ka premtuar një pistë të 6-të për të gjithë atletikët  që ushtrojnë aktivitetin në kryeqytet.

Klan News





Të ngjashme