“Nuk i fal familjes së Bashës asnjë vilë”

I veshur me “kostumin” e drejtuesit politik të Qarkut të Tiranës kryebashkiaku Velaij po përdor një leksik të mbushur me akuza për kundërshtarët politik.

Në Gosë e Kavajë ai foli për strategjinë e dobët politike të opozitës që po lë jashtë listave demokratët e vërtetë e po ju jep një vend të sigurtë si deputet aleatëve duke etiketuar çdonjërin prej tyre.

Me Lulzim Bashën luftën e ka shtrire dhe në nivel personal duke i kujtuar vilat dhe një leje ndërtimi që dhe vete kryedemokrati në “Opinion” pranoi se ishte një i afërmi i tij që kishte aplikuar në Bashki e për refuzimin e saj ai do të padiste Veliajn në SPAK.

“S’keni bërë gjë për tërmetin tha! Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetëra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe. Fal një nga ato që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5. Unë s’jam kundër biznesit, por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur i sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5-ë. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj është i sigurtë se hapja e PS ndaj prurjeve që vijnë nga të pakënaqurit e PD dhe LSI është fitore për të.

Tv Klan